Zbulohen 258 doza kokainë dhe 8 hashash në Tiranë, në pranga 2 persona
Patrullimet e forcave “Shigjeta” të policisë së Tiranës kanë zbuluar dy raste të përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në rrugën Jordan Misja, efektivët e policisë pranë një lavazhi në afërsi të shinave, dy persona të cilët sapo konstatuan prezencën e policisë bënë lëvizje të dyshimta. Gjatë kontrollit të dy të arrestuarve, R.N. dhe B.Rr., policia nuk gjeti sende të kundraligjshme por tek ambienti ku qëndronin gjetën 258 doza kokaine dhe 8 doza hashash. Nga kontrolli tjetër pranë spitaleve, policia konstatoi një person të dyshimtë i cili sapo pa efektivët u largua me vrap dhe u fut menjëherë në një ndërtesë të braktisur. Brenda kësaj banese policia gjeti nëntë persona të cilët po konsumonin lëndë narkotike heroinë. 15 dozat u sekuestruan nga policia, ndërsa nëntë...
Burimi:
javanews.al