Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u gjet në banesën e tij, çfarë gjeti policia në banesë
Policia e Shtetit ka kryer një operacion në fshatin Zallë, për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni u ndërmor, mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative, për vendndodhjen e 49-vjeçarit. Në operacion morën pjesë DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë dhe Forcat Speciale “RENEA”. I shumëkërkuari, kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka mundur të largohet dhe të futet në pyll, duke përfituar nga errësira. Gjatë operacionit në banesën e shtetasit Y. Z., në fshatin Zallë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar shtetasin F. A., 55 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka njoftuar dhe ka ndihmuar të shumëkërkuarin,...
Burimi:
vizionplus.tv