Vrau mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me shqiptarin
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka treguar detaje në lidhje me Xhuljano Prengën, të riu me origjinë shqiptare që vrau një ndër mafiozët më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofktën “Benzema”. Hoxha tha se vendimi i shkallës së parë që e dënonte shqiptarin me vdekje, është ndryshuar në apel në burgim të përjetshëm, por tashmë do të pritet vendimi i Gjykatë së Lartë. Hoxha tha se familjarët e Xhuljano Prengës kanë tentuar që ai të ekstradohet drejt Suedisë dhe ta vuajë atje dënimin, por kjo kërkesë nuk është aprovuar, pasi Suedia dhe Iraku nuk kanë marrëdhënie diplomatike. “Në fakt tërhoqi vëmendjen ngjarja. Ky djali 19 vjeç, ka ikur 8 vjeç nga Shqipëria, ka patur pashaportë suedeze....
Burimi:
javanews.al