Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

Vrau gruan me çekiç dhe mbajti trupin e pajetë një javë në banesë, shqiptari: S’isha në gjendje të qetë mendore, i kërkoj falje fëmijëve që i ndava nga nëna

Këtë të mërkurë është mbajtur në Greqi seanca e radhës e gjyqit për shqiptarin, Kastriot Cenko, i cili vrau me çekiç bashkëshorten dhe e fshehu trupin e saj në papafingon e banesës. Siç shkruajnë mediat greke, i pandehuri e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai gjithashtu u kërkoi falje fëmijëve të tij dhe familjes së gruas së tij. “Unë jam ndërtues. E mohoj akuzën ashtu siç është. Isha në gjendje të tërbuar, nuk isha në një gjendje të qetë mendore siç thotë aktakuza, nuk kishte paramendim. Gjithçka ndodhi papritur. Dua t’u kërkoj falje të thellë fëmijëve të mi që i ndava nga nëna e tyre dhe një falje të thellë familjes së saj”, deklaroi ai. Ndërkohë nëna e viktimës dëshmoi...