Vrau efektivin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellarit i komunikohet vendimi “arrest me burg” te spitali i Traumës
Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij Edison Adri, është lënë në burg. Vendimi autorit të dyshuar iu komunikua nga Spitali i Traumës, ku po qëndron i shtruar për shkak të plagëve të marra gjatë operacionit policor. Ngjarja ndodhi para tre ditësh në Lozhan të Maliqit. VENDIMI1. Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe...
Burimi:
javanews.al