Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

Vrasja që tronditi Lezhën, bashkëshortët Mujeci përcillen nesër në banesën e fundit

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Lezhën, duke rikthyer në vëmendje plagën e vjetër të gjakmarrjes. Një ditë më parë, një atentat i përgjakshëm u regjistrua në Balldren ku me breshëri plumbash u ekzekutuan në mjetin e tyre bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Familjarët kanë hapur dyert e mortit dhe po përgatiten t’u japin lamtumirën e fundit dy prindërve të katër fëmijëve të mitur. Përmes rrjeteve sociale, ata kanë bërë me dije se ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme në fshatin Mali Kolaj. Kujtojmë se atentati ndodhi mesditën e së dielës, ku ndaj automjetit me të cilin udhëtonte çifti u qëllua me breshëri plumbash, duke mos u lënë asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot e dy prej personave të dyshuar si...