Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Një vrasje tronditi mbrëmë më 21 prill qytetin e vogël të Memaliajt, ku D.N vrau 29-vjeçarin Endri Goxhaj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të krimit. Gazetarja e Klan News Dorina Muhaj ka dhënë më shumë detaje se çfarë kanë arritur të bëjnë deri tani uniformat blu për të zbardhur ngjarjen. Gazetarja Dorina Muhaj: Ngjarja ka tronditur komunitetin në Memaliaj. Dyshohet se viktima Endri Goxhaj ka pasur një konflikt të hershëm me autorin. Vrasësi i dyshuar dhe viktima kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin dhe janë konfliktuar në qendër të qytetit shumë pranë një lokali, aty ku më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armës nga 29-vjeçari D.N. Nuk dihen arsyet se përse edhe vëllai i D.N është plagosur. Thuhet se...