Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Kurbin. Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, është identifikuar si autori kryesor i dyshuar Emiljan Suti, i njohur edhe me identitetin Artur Suti, 40 vjeç, banues në Laç. 40-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa policia ka nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se Suti ka precedentë të theksuar penalë. Ai është dënuar më parë me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të...