Vrasja e çiftit në Balldren, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar, ja motivi i ngjarjes

Vrasja e çiftit në Balldren, shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar, ja motivi i ngjarjes

Policia ka shpallur në kërkim tre persona në lidhje me atentatin e ndodhur dje në Balldren, ku u vranë në makinën e tyre çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Arben Nasufi, bëri me dije përmes një konference për mediat, se tre autorët e dyshuar janë identifikuar, dhe janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë. Po ashtu ai u shpreh se dyshohet që motivi i ngjarjes të ketë qenë hakmarrja. Sipas policisë dyshohet se një automjet tip “Audi” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjet e shtetasit Kreshnik Mujeci, dhe një tjetër automjet “Wolkswagen” i ka prerë rrugën, dhe prej andej është qëlluar me breshëri armësh...