Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

Policia ka shpallur në kërkim Artur Suti, i dyshuar si autori i vrasjes në Kurbin. Sipas informacioneve, edhe ai rezulton të ketë përdorur disa identitete. Ngjarja ndodhi pranë hyrjes së pallatit ku banonte viktima. Sipas hetimeve paraprake, Ilirjan Lika u qëllua me armë zjarri menjëherë pasi zbriti nga automjeti i tij. Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Dyshohet se shkak i vrasjes janë bërë borxhe të pashlyera. I plagosur rëndë, 40-vjeçari u transportua në Spitalin e Laçit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes.