VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash
Polica ka zbardhur detajet e operacionit të koduar “Grupi”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qarkun Elbasan. Ky operacion u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier. Sipas njoftimit, hetimet kishin nisur prej më shumë se një viti, duke përdorur metoda speciale, dhe kulmuan me ekzekutimin e 24 urdhërave ndalimi të lëshuara nga Prokuroria. Deri tani janë ekzekutuar 16 prej tyre, tetë gjatë operacionit të sotëm dhe tetë të tjera gjatë periudhës hetimore. Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e...
Burimi:
javanews.al