VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

VIDEO / Ja uthulla me krimba tek Akademia e Sigurisë, AKU sekuestro ushqimeve dhe gjobë subjektit

A2CNN ka siguruar pamjet e uthullës me krimba që u është dhënë studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilët u helmuan ditën e djeshme nga ushqimi. “Ditën e djeshme, 56 kursantë, studentë të Akademisë së Sigurisë janë helmuar si pasojë e ushqimit dhe situata ka qenë alarmante pasi studentët kanë pasur simptoma të rënda si të vjella, diarre dhe këputje. Ata kanë shkuar në spital, kanë marrë ndihmë mjekësore gjatë gjithë natës”, tha gazetari Igli Çelmeta. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit të helmimit nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë. “Menjëherë nga AKU janë kryer verifikimet përkatëse në subjektin SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë këtij institucioni, ushqim që vjen i gatshëm prodhuar në ambientet e...