VIDEO / Fqinjët konfliktohen dhe qëllohen mes tyre me armë zjarri, arrestohen dy persona në Shkodër
Një konflikt i armatosur mes dy fqinjëve në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër ka përfunduar me arrestimin e dy personave, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe katër kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në pranga u vunë N. L., 63 vjeç, dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”. Sipas hetimeve dyshohet se dy fqinjët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe gjatë përplasjes kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit, si dhe një automjet i parkuar në oborr. Gjatë kontrollit në banesën e N. L., u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov,...
Burimi:
javanews.al