“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?
Pasi Gjykata e Lartë vendosi të lërë në burg Erion Veliajn, duke rrëzuar rekursin e mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës, ka reaguar ish-prokurori Eugen Beci. Në Off the Record Me Andrea Dangllin në A2 CNN ai e cilësoi paradoksal faktin që një zyrtar i lartë mund të jetë njëkohësisht në detyrë dhe në arrest me burg. “Zoti Veliaj bëri kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese konstatoi pjesërisht të drejtë pretendimet e zotit Veliaj, përsa i përket dy elementëve kryesorë, që kanë të bëjnë me prezumimin e pafajësisë duke e lidhur atë me faktin që arsyetimi i rrëzimit të këtij pretendimi nga gjykata e lartë nuk ishte i mjaftueshëm dhe pika e dytë që kishte lidhje me arsyetimin e vendimit për sa i përket mënyrës...
Burimi:
javanews.al