Ushtronin prostitucion në apartamente me qira, arrestohen 3 kolumbiane në Shkodër
Tre shtetase kolumbiane janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në dy apartamente me qira. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë për prostitucion, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është shtetasja e cila kishte dhënë apartamentet me qira. Sipas njoftimit të uniformave blu, një prej apartamenteve ishte në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër. Si provë materiale, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash dhe gjashtë telefona. Rasti është referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme hetimore. “Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira. Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet. Sekuestrohet një shumë...
Burimi:
javanews.al