U vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë, policia arreston 36-vjeçarin në Laprakë për kallëzim të rremë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 36-vjeçar në zonën e Laprakës, i cili dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri dhe më pas ka dhënë deklarime të rreme për ngjarjen. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi një ditë më parë dyshohet se është vetëplagosur brenda automjetit të tij me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai ka pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër, duke bërë kallëzim të rremë, sipas Policisë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al