U përplas me një makinë në Berat, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në 27 prill në Fier Shegan. Siç mëson gazetarja e Klan News Anila Sefa, një makinë është përplasur dhunshëm me një motor. Si pasojë, drejtuesi i motorit është në gjendje të rëndë në spital. Makina tip Benz drejtohej nga shtetasi F.D, ndërsa motori nuk ishte i pajisur me targa. Shkak për aksidentin dyshohet fakti se mjeti tip Benz i ka prerë rrugën motorit. Drejtuesi i motorit u mor nga ambulanca në vendngjarje dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjës.
Burimi:
javanews.al