U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

Një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçar me banim në Grabian të Divjakës, janë arrestuar nga policia pasi u kapën me kanabis e kokainë, që ishin ndarë në doza gati për shitje. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë”, thuhet në njoftim. “Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e...