U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë
Janë zbardhur emrat e pesë personave të arrestuar nga Policia, të dyshuar se kishin shkuar në Sarandë me qëllim kryerjen e një atentati. Të arrestuarit janë: Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë; Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë; Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë; Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë; Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë. Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator. Ata dyshohet se qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë: Vitrin Hoxha, Vonis Poka dhe Franko Bobja, të cilët...
Burimi:
javanews.al