U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Durrës
Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash në hyrje të Shqipërisë, duke vënë në pranga një shtetas dhe duke proceduar penalisht një tjetër. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut dhe punën operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., 50 vjeç, banues në Shijak. Gjatë kontrollit në kamionin që ai drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje pa dokumentacion shoqërues, të dyshuara si mallra kontrabandë. Në një rast tjetër, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë. Në kamionçinën e tij u konstatuan qindra litra pije alkoolike dhe 86 shishe pa fatura origjine, gjithashtu të dyshuara si mallra të kontrabanduara. Mallrat janë...
Burimi:
syri.net