U dhunua mbrëmë në Lungomare, niset drejt spitalit të Tiranës 60-vjeçari nga Vlora
Mbrëmjen e djeshme u raportua se një 60-vjeçar u dërgua me urgjencë në sallë të operacionit në spitalin e Vlorës, për shkak se kishte marrë disa plagë. Bëhet fjalë për Isuf Kananin, 60 vjeç, banues në Vlorë, i cili mbeti i dhunuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve, ku 60-vjeçari është dhunuar me sende të forta. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis”, ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al