Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

Tymi pushton aksin Lezhë-Milot, digjen sërish goma dhe kabllo në brigjet e Matit

Pavarësisht shtimit të kontrolleve nga autoritetet përgjegjëse, ndotja e mjedisit vijon të mbetet një problem serioz në zonën mes Lezhës dhe Kurbinit. Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është regjistruar ne brigjet e Lumit Mat, pranë urës së supestradës, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm tek banorët dhe kalimtarët. Shtëllungat e tymit kanë mbuluar zonën, përfshirë dhe rrugën kombëtare Lezhë-Milot, ndërsa tymi i dendur jo vetëm që rrezikon shëndetin e komunitetit, por ul ndjeshëm edhe shikueshmerine në rrugë, duke rritur rrezikun për aksidente. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe kontrolleve të shtuara, raste të tilla vijojnë të evidentohen. Vetëm dy ditë më parë, Policia e Shtetit procedoi penalisht dy shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke djegur kabllo pranë brigjeve të lumit Mat.