Tymi i zjarrit në Shijak paralizon qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë

Tymi i zjarrit në Shijak paralizon qarkullimin në autostradën Durrës–Tiranë

Autostrada Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas. Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve. Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit deri në përmirësimin e situatës.