Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

Tre orë e gjysmë në male për të zhdukur kufomën e shokut. Si u zbulua krimi i Armand Shakajt

“Ky është vendi ku Armand Shakaj finalizoi planin e tij kriminal, te zhdukjes së trupit të mikut të tij, Eglant Koçi. Jemi në pikën më të lartë të fshatit Cërrujë, në vendin e quajtur Maja e Korrës.” Pasi më 4 qershor dhe ekzekutoi Eglant Koçin me plumb në kokë në lokalin dhe zyrat e tij pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, Armand Shakaj të nesërmën më 5 qershor realizoi edhe zhdukjen e trupit, duke përdorur një plan të mirëmenduar në detaje si një vrasës gjakftohtë. Ai futi trupin e pajetë të Koçit, në makinë e tij tip “Porche”, të cilën e dërgoi me karrotrec deri në fshatin Ibë, me qëllim humbjen e gjurmëve. Shakaj i tha drejtuesit të karrotrecit se makinë po e dërgonte në...