Tragjike në Lezhë, shuhen në aksident mjeku 52-vjeçar dhe e bija (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, shuhen në aksident mjeku 52-vjeçar dhe e bija (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Gjader, në zonën e quajtur Gocaj, ku në një automjet të përmbysur në kanal janë gjetur dy viktima. Burime zyrtare konfirmojnë se jetën kanë humbur Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, çka ka sjellë përmbysjen e tij dhe pasojat fatale. Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk përjashtohet humbja e kontrollit mbi mjetin si një nga pistat kryesore. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen...