Tragjedia në Durrës, reagon shkolla e nxënësve: Humbje për gjithë komunitetin
Pas ngjarjes tragjike në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ka reaguar edhe shkolla e tyre, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen e nxënësve. Në mesazhin e saj, shkolla thekson se kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet, por për gjithë komunitetin dhe këdo që i ka njohur, teksa u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme. Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të...
Burimi:
javanews.al