Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Togeri i Policisë së Kosovës i dënuar për spiunazh ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Gjatë bastisjes që i është bërë shtëpisë së Bojan Jevtiqit, i dënuar para pak ditësh për spiunazh, janë gjetur dokumentacione që dëshmojnë se ai të paktën nga viti 2009 ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë, drejtoria për Gjilanin me bazë në Vranjë si dhe rezervist i ushtrisë së Serbisë. Të gjitha këto janë përfshirë në aktakuzë dhe Jevtiq, edhe vetë i ka pranuar të gjitha gjatë gjykimit në Kosovë Shefi i operativës së Policisë së Kosovës në pikën “Dheu i Bardhë” ishte edhe pjesëtar i Policisë së Serbisë e edhe rezervist i ushtrisë së këtij vendi. Bojan Jevtiq i cili javën e shkuar është dënuar për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje me gjashtë vjet burgim e 2000 euro gjobë, e ka pranuar edhe në...