Tjetërsimi i pronave në Durrës, sekuestrohen 53 mijë m2 tokë
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar rreth 53 mijë metra katrorë tokë në lidhje me operacionin e një dite më parë për tjetërsimin e pronave. Sakaq janë caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” për 12 persona. NJOFTIMI Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u caktuan masa sigurimi ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për 12 shtetas nën hetim për veprën penale të ‘Mashtrimit’, ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 186, 248 dhe 287 të Kodit Penal. Hetmet mbi procedimin penal nr.582 të vitit 2022, nisën kryesisht, pasi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK)...
Burimi:
opinion.al