Tiranë, finalizohet operacioni “Barriera”, arrestohet 48-vjeçari me arsenal armësh në makinë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në kryeqytet kanë goditur një rast të tentativës për shitje të armëve të zjarrit, duke vënë në pranga një 48-vjeçar. Operacioni i koduar “Barriera” çoi në sekuestrimin e një arsenali të vogël armësh, të cilat dyshohet se do të trafikoheshin në zona të banuara të Tiranës. Arrestimi në flagrancë në Tufinë Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që posedonte armë zjarri me qëllim shitjen, forcat e rendit organizuan pritën në rrugën “Myslym Keta”, në zonën e Tufinës. Gjatë ndërhyrjes, u ndalua automjeti që drejtohej nga shtetasi L. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi: 2 armë zjarri pistoleta; 1 armë taktike luftarake; 3...
Burimi:
javanews.al