Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg
Një 26-vjeçar ishte në masë sigurie “arrest shtëpie” për dhunë në familje, por kjo nuk e pengoi që të dalë nga banesa dhe të nis aktivitete të tjera kriminale. Në fillim të prillit i riu u arrestua nga policia sërish pasi vetëm në muajin mars, kohë kur ishte me masë nga gjykata, vodhi ose tentoi të vjedhë të paktën në 8 raste banesa dhe biznese. Ky veprim i kushtoi, pasi tanimë, nga shtëpia përfundoi në paraburgim. Ngjashëm me të, një tjetër 28-vjeçar në Vlorë, në maj të vitit të kaluar, ishte po ashtu në masë “arrest në shtëpi” për plagosje. I riu doli, dhe gjatë një konflikti plagosi sërish një tjetër me thikë. Të dhënat zyrtare të siguruara nga Report Tv flasin për një numër...
Burimi:
javanews.al