Telefonata që shtoi misterin/ Anxhela Shurdha pa adresë, familja mes ankthit dhe dyshimeve
Fati i 24-vjeçares Anxhela Shurdha nga Kumani i Roskoveci vijon të mbetet i mbështjellë me pikëpyetje, ndërsa familja e saj jeton prej ditësh mes ankthit, pasigurisë dhe shpresës për ta patur pranë. Historia u trajtua në emisionin “Në kohë reale” në RTSH, ku u sollën dëshmi të reja nga familjarët, analiza sociale mbi rastin, por edhe shqetësimet që lidhen me fatin e të resë, e cila sipas të dhënave të deritanishme, rezulton ende e zhdukur. Sipas rrëfimit të nënës, Anxhela ka telefonuar vetëm një herë, duke thënë se ishte mirë dhe se po punonte pranë një shoqeje. Por kjo telefonatë, në vend që të qetësonte familjen, ka ngritur edhe më shumë dyshime. Nëna tregoi se vajza foli shkurt, me ton të pazakontë, ndërsa në sfond...
Burimi:
javanews.al