Të shtëna me armë gjatë një konflikti në Tiranë, procedohet pronari, në kërkim 5 persona
Policia ka proceduar penalisht pronarin e një lokali dhe ka shpallur në kërkim 5 persona, në lidhje me një konflikt të ndodhur në rrugën “Berisha”, në ambientet e jashtme të një bar-i. “Blutë” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 prill, ku janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre...
Burimi:
javanews.al