Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

Task-Forca për Migracionin/Hita në Kosovë: Forcim i sigurisë kufitare dhe goditje ndaj rrjeteve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka marrë pjesë në takimin e radhës të Task-Forcës së Përbashkët për Migracionin, i cili u zhvillua në Kosovë me mikpritjen e Policisë së Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Drejtori Hita theksoi rëndësinë e mekanizmit si një instrument real bashkëpunimi:“Task-Forca, mekanizëm real operacional bashkëpunimi, koordinimi dhe shkëmbimi inteligjence.” Ai shtoi se bashkëpunimi në kuadër të kësaj Task-Force ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete. “Bashkëpunimi ynë në kuadër të kësaj Task-Force ka dëshmuar se koordinimi në kohë reale, shkëmbimi i informacionit dhe sinkronizimi i veprimeve operacionale janë mekanizma thelbësorë për të prodhuar rezultate konkrete në mbrojtjen e qytetarëve tanë, forcimin e...