Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!
Skënder Hita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë dhe drejtues të sigurisë publike në qarqe, ku ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm në mënyrën e ushtrimit të kontrolleve në terren. Gjatë këtyre takimeve, Hita theksoi nevojën për të shmangur ndalimet e automjeteve pa arsye në akset nacionale, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe të ekspozuar ndaj keqinterpretimit dhe abuzimit. Në vend të saj, ai kërkoi përdorimin më të gjerë të teknologjisë, si poliskani, radarët e shpejtësisë dhe dronët, për të garantuar kontroll më të drejtë dhe efikas. “Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është...
Burimi:
javanews.al