Skënder Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Skënder Hita disiplinon Policinë Rrugore, jo më ndalime rutinë “për verifikim”

Një nga urdhrat e parë që ka firmosur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita, për riorganizimin e punës së uniformave blu, ka qenë heqja e shërbimeve të dukshme të policisë rrugore nga akset nacionale dhe jo vetëm. Në telegramin dërguar të gjitha drejtorive vendore të policisë, Hita e motivon urdhrin duke nënvizuar se drejtuesit e mjeteve kanë shprehur shqetësime mbi ndalimet rutinë të kryera pa një bazë të qartë ligjore apo vonesat e panevojshme që këto veprime shkaktojnë gjatë udhëtimit. Kryepolici Hita ka kërkuar që prej 10 prillit të ndërpritet menjëherë praktika e ndalimit të automjeteve nga rrugorët me motivacionin “për verifikim”. Sipas telegramit shërbimet e policisë udhëzohen që shkeljet e qarkullimit rrugor të konstatohen përmes pajisjeve teknologjike si radarët për shpejtësinë,...