Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët, të cilët nga kqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë e cila konsiderohet si vatra prej nga ku shpërtheu zjarri i 14 prillit që dogji pallatin shumëkatësh në Tiranë. Gazetarja e Klan News Glidona Daci bën me dije se të miturit e identifikuar janë banorë të kompleksit dhe marrja e tyre në pyetje është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve. Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim dhe se kishin parë një vazo të djegshme, që pranë kishte mbeturinat në karrocën që gjendej pranë një kondicioneri. Ndërkohë, sipas burimeve nga grupi hetimor, prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë që të kryejë veprime të tjera në vendngjarje, duke përfshirë...