Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Si hyri Ermal Beqiri në botën e biznesit, nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

Biznesmeni Ermal Beqiri është rikthyer në vëmendjen publike pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Jeta luksoze, bizneset, jahtet, avionët privatë, pasuritë në Francë, tregtia e çokollatave dhe lidhja e tij me ekspertizën e videos Meta-Prifti janë disa prej elementëve që kanë shoqëruar emrin e tij në raportimet e fundit. Beqiri u arrestua në Francë pak ditë më parë, teksa drejtonte një avion privat. Sipas të dhënave të bëra publike, ai u ndalua fillimisht nga autoritetet franceze pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Por përveç pasionit për mjetet ajrore, emri i Beqirit është lidhur edhe me mjetet luksoze lundruese. Në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen...