Shtyhet për 11 maj gjyqi ndaj Metës dhe të tjerëve, shkak kërkesa e nënës së Kryemadhit

Shtyhet për 11 maj gjyqi ndaj Metës dhe të tjerëve, shkak kërkesa e nënës së Kryemadhit

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 maj seancën për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, dhe të pandehurit e tjerë. Në seancën e parë të themelit ish-Presidenti Ilir Meta u shfaq në kafazin e qelqtë, nga ku foli për një proces të montuar politik. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokates së Fatime Kryemadhit, e cila kërkoi më herët ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar. Monika Kryemadhi bëri me dije se “në shqyrtimin paraprak është vendosur të më vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit tim, si dhe të gjitha përgjimet telefonike”. Prokurori është shprehur se “avokatit nuk mund t’ia japim, se janë të dhëna personale. Por në çdo moment mund...