Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët duhet të bëjnë kujdes me njoftimet që u vijnë
Keni gjoba të papaguara, ose ju ka ardhur porosia juaj. Këto janë mesazhet që grupet e hakerave po përdorin për të mashtruar qytetarët shqiptarë. Nuk janë pak, por duket se rastet janë shtuar sidomos gjatë këtij viti, ku persona të paidentifikuar të huaj që operaojnë jashtë Shqipërisë, kanë hapur faqe interneti identike si faqet shtetërore ku qytetarët shqiptarë në mirëbesim për të paguar gjobat e tyre, apo për të marrë shërbime të ndryshme bien pre e mashtrimeve. “Rastet e fundit që kemi konstatuar janë ato që vijnë për pagesat e gjobave në një sistem të Policisë së Shtetit. Personat të cilët kishin aktivizuar këtë faqe interneti e kishin bërë të ngjashme me atë të gjobave të e-albania, apo të policisë së shtetit, por ndërkohë faqja...
Burimi:
javanews.al