Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ishte rikthyer ilegalisht në vendin fqinj, edhe pse ishte dëbuar dhe shoqëruar drejt Tiranës pak kohë më parë. I riu, me precedentë penalë për vepra të ndryshme, kishte shkelur dëbimin 5-vjeçar të vendosur me dekret . 25 vjeçari u identifikua dhe u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë në qytet. Pas verifikimeve në databazën e Ministrisë së Brendshme italiane, rezultoi se ndodhej në mënyrë të paligjshme në territor. Më pas u arrestua dhe u dërgua në burgun “Nerio Fischione”, në dispozicion të prokurorisë. Ndërkohë, drejtori i policisë në Brescia, Paolo Sartori, ka firmosur një urdhër të ri për shoqërimin dhe mbajtjen e tij në Qendrën e Riatdhesimit në Gradisca d’Isonzo, në Gorizia, me qëllim kthimin sa...