Shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Një 22-vjeçar në Durrës është arrestuar këtë të diel, 19 prill, pasi dyshohet për shpërndarje kokaine në qytet. Nga ana tjetër, një 21-vjeçar u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë, mjet i cili u sekuestrua së bashku me lëndën narkotike të gjetur tek çanta e të riut të arrestuar. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 22-vjeçarit, u gjet dhe një sasi tjetër kokaine, e cila gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Durrës / Vijojnë goditjet kundër veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Coast”. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 22-vjeçar. Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu...