Shpërndante droga të forta, arrestohet norvegjezi në Fier

Shpërndante droga të forta, arrestohet norvegjezi në Fier

Një 28-vjeçar, nga Norvegjia, i cili banonte përkohësisht në Patos, Fier, është arrestuar këtë të diel, 19 prill, pasi dyshohet se shpërndante droga të forta. Sipas njoftimit të uniformave blu, i riu u kap në flagrancë dhe nga kontrolli i automjetit që ai kishte marrë me qira, u gjetën dhe u sekuestruan sasi kokaine. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme proceduriale. “Banonte përkohësisht në Patos dhe dyshohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta (kokainë), vihet në pranga 28-vjeçari nga Norvegjia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe...