Shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh/ Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll

Shokët i shpëtuan jetën para katër ditësh/ Ky është shqiptari që u vetëvra në burgun spanjoll

Është bërë publik identiteti i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg në Spanjë. Bëhet fjalë për Jurgen Ramën, me origjinë nga Burreli, i cili ndodhej në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë. Sipas raportimeve të të burgosurve shqiptarë në këtë institucion, Rama kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike. Mësohet se pak kohë më parë ai kishte humbur vëllain në një aksident, ndërsa vetë ndodhej në burg dhe priste përfundimin e procedurave gjyqësore dhe lirimin e tij. Të burgosurit shqiptarë kanë deklaruar se zvarritjet e proceseve gjyqësore në Spanjë kishin rënduar më tej gjendjen e tij emocionale. Një tjetër detaj i rëndë lidhet me faktin se Rama dyshohet se kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe më 16 gusht....