Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë
Një sherr masiv ka ndodhur në Pazarin e Vjetër në qendër të Korçës. Në konflikt janë përfshirë më e pakta 4 persona, pronarë dhe punonjës të dy lokaleve të zonës. A2 CNN mëson se shkak është bërë kufiri ndarës mes dy lokaleve për vendosjen e tavolinave. Ka qenë pronari i njërit prej lokaleve ai që kishte hequr disa nga elementët e kufirit ndarës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga pronari i lokalit tjetër. Kaq ka mjaftuar që palët të përfshihen në konflikt fillimisht verbal i cili më pas ka agravuar duke përdorur mjete të ftohta, thikë, çekan, karrige etj. Përleshje kjo që ka sjellë dy të plagosur të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
javanews.al