Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Sherr mes dy pronarëve të lokaleve në Korçë, një i plagosur me thikë

Një konflikt mes tre personash ka ndodhur pak minuta më parë në Pazarin e Korçës. Në përplasje janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër. Konflikti ka nisur fillimisht me debate verbale, por më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku janë përdorur edhe karriget e lokalit. Më tej, njëri prej të përfshirëve ne sherr dyshohet se  ka marrë një thikë dhe ka plagosur personin tjetër. I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.