Sarandë/ Në total 12 urdhërarreste, emrat e policëve zyrtarëve të IMT-së! Në pranga pronari i hotelit, 3 të tjerë në kërkim
Detaje të reja nga operacioni që vijon për ekzekutimin e urdhërarresteve, mes tyre për efektivë të policisë dhe biznesmenë. Mësohet se janë 4 urdhër arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues. Nga efektivët e Komisariatit janë arrestuar Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Satka specialistë zonash. “Arrest në shtepi” për ish-shefin e Krimeve, Blerim Tafçiu dhe në kërkim është oficeri i krimeve Irakli Koçiaj. Nga zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë nuk është arritur të kapet asnjë. Ndërsa nga ndërtuesit është kapur vetëm pronari i Hotel “Oasis”, Alqi Papa, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim mëson Syri.
Burimi:
syri.net