Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

Saga e krimeve të Memaliajt, vrasje, zhdukje e atentate të dështuara

Mbrëmja e 21 prillit 2026 në Memaliaj dukej si shumë të tjera. Me rrugë të boshatisura dhe ndonjë lokal që qëndronte hapur. Të paktën deri në orën 20:50. Brenda pak minutash, një konflikt mes disa të rinjsh u kthye në një skenë krimi. Një shkëmbim zjarri që riktheu frikën në qytetin e vogël në Jug të vendit. Një 25-vjeçar mbetet i plagosur. Ndërsa ai që e qëlloi humbi jetën, pas kundërpërgjigjes së vëllezërve të tij. Autorët largohen dhe shpallen në kërkim. Policia reagon shpejt. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja, Drejtoria e Policisë Gjirokastër njofton se ka zbardhur krimin dhe zyrtarisht thotë se bëhet fjalë për një konflikt të çastit. Por emrat e përfshirë në këtë ngjarje, duket se tregojnë një histori tjetër. Një ngjarje...