“Reshje intensive në orët në vijim”, IGJEO: Rrezik për përmbytje lokale në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

“Reshje intensive në orët në vijim”, IGJEO: Rrezik për përmbytje lokale në Shkodër, Lezhë dhe Durrës

Kjo në foto është situata e krijuar në qytetin e Durrësit nga reshjet intensive që kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit. Si pasojë e erës së fortë, në zonën e Plepave disa pemë janë rrëzuar, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit. Por nga moti i keq dhe reshjet intensive janë përfshirë shtatë qarqe të vendit,  Shkodra, Kukësi, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan janë përfshirë nga reshje mesatare deri intensive. Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet në këto qarqe janë edhe në formën e shtrëngatave dhe shoqërohen nga rrufe. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, IGJEO jep alarmin se shtrëngatat mund në krijojnë probleme si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara,...