Raporti i SPAK, Braho në KLP: Rritëm me 18% hetimet ndaj korrupsionit, masa “arrest me burg” u ul me 53.4%
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2025 përpara KLP, duke theksuar një rritje të ndjeshme të hetimeve dhe intensifikim i hetimeve financiare ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale. Sipas raportit, gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, një rritje prej 4.9% krahasuar me vitin 2024. “Gjatë këtij viti janë hetuar 871 procedime penale, ose 4.9% më shumë se në vitin 2024. Krahasuar me vitin 2024, masa e “arrestit me burg” ka shënuar rënie me 53.4% gjatë vitit 2025”, tha Braho. Në fokus të veçantë kanë qenë hetimet për korrupsion në nivele të larta, ku SPAK ka regjistruar një rritje me 18% të çështjeve të reja. Braho tha se raporti evidenton se niveli i korrupsionit në nivele të...
Burimi:
javanews.al