Raporti 2025/ Prijnë krimet kundër rendit, ndjekin vjedhjet! Tirana më ‘kriminale’, Dibra më paqësore
Më shumë se 1 nga 3 çështje penale në vitin 2025 është regjistruar në Tiranë. Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme i paraqitur në Kuvend për punën e vitit të kaluar evidenton se 36,62 % e numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi janë në prokurorinë e kryeqytetit, e ndjekur nga Durrësi me 9,51 %; Korça e Shkodra me nga rreth 7.5%. Me nën 3% të çështjeve janë 4 qarqe, Gjirokastra 2,86 %; Berati 2,50 %; Kukësi 2,45 % dhe në fund Dibra, qarku me më pak krime, me vetëm 2,38 % të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Sa i përket tipologjisë së veprave penale, krimet kundër sigurisë dhe rendit publik mbajnë peshën më të madhe, duke zënë 32.81%...
Burimi:
javanews.al